Ambasadorët Soreca dhe Yuri Kim falendërojnë Presidentin Meta për dekretimin e anëtarit të shtatë të Gjykatës Kushtetuese,

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e Presidentit Ilir Meta për të dekretuar anëtarin e shtatë të Gjykatës Kushtetuese, juristen Sonila Bejtja.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Kim shprehet se dekretimi i kreut të shtetit në kohë të shpejt duhet falënderuar.

Faleminderit Presidentit Ilir Meta për dekretimin e kësaj mbrëmje gjyqtari i 7-të i Gjykatës Kushtetuese. Duke vepruar me urgjencë – në përgjigje të drejtpërdrejtë të opinionit të Komunitetit të Venecias, kërkesës së njerëzve – Presidenca, Parlamenti dhe KED kanë bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese para datës 12/31”,- shprehet Yuri Kim.

Ambasadorja e SHBA thotë se puna për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese me 9 anëtarë nuk duhet të ndalojë. Presidenti, Parlamenti dhe KED meritojnë vlerësim për arritjen e kuorumit + 1, por nuk mund të ketë pushim derisa të plotësohen të 9 vendet. Puna duhet të vazhdojë në vitin e ri. Ne i nxisim kandidatët e kualifikuar t’i përgjigjen thirrjes për detyrë në mënyrë që njerëzit të kenë drejtësi të vërtetë, siç i përshtatet Aleatit të NATO-s dhe aspirantit të BE-së,– thotë Yuri Kim.

Po ashtu , Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar pas dekretit të presidentit Ilir Meta për emërimin e juristes Sonila Bejtja në Gjykatën Kushtetuese.

“Sot Presidenti  ka dekretuar Znj. Sonila Bejtja si anëtaren e 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë Presidentin dhe KED për plotësimin e kësaj vakance. Ky vendim i rëndësishëm përforcon më tej funksionalitetin e Gjykatës”,- shkruan Soreca në një reagim në Twitter.