Anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese, z.Përparim Kalo betohet para Presidentit të Republikës

Anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese, z.Përparim Kalo betohet para Presidentit të Republikës njofton presidenca.

Kujtojmë se dje Presidenti Meta dekretoi anëtarin e gjashtë e Gjykatës Kushtetuese.

***

Në Institucionin e Kreut të Shtetit u zhvillua sot ceremonia e betimit para Presidentit të Republikës, Sh.T Z. Ilir Meta të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, z. Përparim Kalo.

Gjyqtari Kalo, pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës të emërimit të tij nga Kreu i Shtetit, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua para Presidentit Meta se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

Presidenti Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë gjyqtarit Përparim Kalo në detyrën e tij tepër të rëndësishme e me përgjegjësi të lartë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit, Sh.T.Z Gramoz Ruçi, Kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, znj. Vitore Tusha, Avokati i Popullit, znj. Erinda Ballanca, drejtuesja e misionit OPDAT të Ambasadës së SHBA në Tiranë, znj.Michelle Lakomy, si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

© Argumentum.