Azerbajxhani: Për çlirimin e territoreve të pushtuar ranë dhëshmorë 2.783 ushtarë azerbajxhanas

Në operacionin e kryer në Karabakun Malor për të shpëtuar tokat e Azerbajxhanit nga pushtimi armen 2 mijë e 783 ushtarë azerbajxhanas kanë rënë dëshmorë.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit deklaroi numrin e dëshmorëve në luftën që filloi më 27 shtator dhe përfundoi me nënshkrimin e marrëveshjes për pranimin e humbjes së Armenisë në 10 nëntor.

Në deklaratë bëhet e ditur se 2 mijë e 783 ushtarë azerbajxhanas ranë dëshmorë dhe 1 mijë e 245 ushtarë u plagosën gjatë luftës.

Gjithashtu bëhet e ditur se 103 nga ushtarët dëshmorë, identiteti i të cilëve nuk është përcaktuar ende, po identifikohen me anë të analizës së ADN-së. Ndërkaq më shumë se 100 ushtarë rezultojnë të zhdukur dhe po vazhdojnë kërkimet për t'i gjetur.

Në deklaratë bëhet e ditur se identiteti dhe grada e dëshmorëve do të bëhet publike më vonë.

Në operacionin e ushtrisë azerbajxhanase që filloi më 27 shtator, Armenia pranoi disfatën pas çlirimit të 5 qendrave të qyteteve, 4 qytezave dhe 286 fshatrave nga ana e Azerbajxhanit dhe nënshkroi një marrëveshje që parashikonte evakuimin e provincave të pushtuara të Agdamit, Laçinit dhe Kelbexherit.

Ushtria armene u tërhoq nga Agdami më 20 nëntor nga Kelbexheri më 25 nëntor dhe në 1 dhjetor u tërhoq nga Laçini.