“FORBES”/ Angela Merkel, gruaja më e fuqishme në botë për të dhjetin vit radhazi.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel duket se është e pakonkurueshme. Edhe këtë vit, për të dhjetin vit radhazi, ajo u shpall gruaja më e fuqishme në botë, sipas Forbes.

Merkel pritet të tërhiqet nga politika në 2021-shin, por gjatë këtij viti ajo u vlerësua gjerësisht për mënyrën se si e menaxhoi pandeminë e koronavirusit në Gjermani.

Në vend të dytë pozicionohet presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christin Lagarde, e cila përcaktoi politikat monetare për 19 vendet e eurozonës gjatë pandemisë.

Vendi i tretë i rezervohet zëvendëspresidentes së zgjedhur në Shtetet e Bashkuara, Kamala Harris. Ajo është gruaja, afro-amerikania dhe aziatikja e parë që do të mbajë këtë post.

“Lideret e listës së 100 grave më të pushtetshme në botë e revistës Forbes, luajnë rol tejet të rëndësishëm në të përcaktuarit e asaj se si do të duket bota pas pandemisë. Fuqia e tyre kalon përtej fushave ekonomike dhe politike, për të transformuar industrinë dhe për të zgjidhur çështjet më urgjente shoqërore. Fuqia e tyre për të na çuar përpara, nuk ka qenë kurrë më e nevojshme”, është thënë në deklaratën e revistës që ka renditur emrat.

Nga vendi i pestë dhe në dhjetë, Forbes ka përmendur këta emra, Mary Barra, Nancy Pelosi Ana Patricia Bioton, Abigail Johnson dhe Gail Bourdreaux.