FOTO/ Puka nën bardhësinë e dëborës

Flokët e dëborës kanë mbuluar qytetin e Pukës, 145 km nga Tirana, duke ofruar një pamje magjepsëse, ku kombinohen mjaft bukur liqeni dhe malet e mbuluar nga bora.

Bardhësia e dëborës, që ka pushtuar sot qytetin alpin të Pukës, ofron një peizazh mahnitës.

Liqeni i qytetit është sistemuar me vende pushimi mes bredhave të lartë, prej nga mund të ngjitesh në Kodrën e Hanit për të eksploruar pistën natyrore të skive apo livadhet dhe kodrat që nuk ndodhen larg qytetit.

Puka, në veri të Shqipërisë, 145 km nga Tirana, mbetet e preferuara e  adhuruesve të malit, ajrit të pastër, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra. Kjo qytezë alpine mbart në vete të gjitha opsionet turistike, për të mirëpritur pranë saj vizitorë vendas dhe të huaj.

Po ashtu Puka njihet për masivin e madh pyjor të pishave, me një sipërfaqe prej 400 hektarësh. Vetitë kurative të pishës janë të shumta. Puka shërben edhe si bazë për ushtrimin e alpinizmit, në malin e Munellës, Bjeshkët e Tërbunit dhe mali i Krrabit./ata