Fuga: Ballkani Perëndimor është lënë vetëm, përgjigjet ambasada ruse: Rusia e gatshme të sjellë vaksinën "Sputnik-V" në Shqipëri

Lajmi i shpërndarjes së vaksinës në vendet e BE  nje dite me pare ka bërë që këshilltari i kryeministrit Rama, Endri Fuga të reagojë në twitter duke thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë lënë në forcat e tyre.

"Dhe ta mendosh se popullsia e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor arrin të bëjë më pak sesa popullsia e një vendi të vetëm të Bashkimit Europian. Në pandemi ti mund të jesh aq i sigurt sa janë edhe fqinjët e tu", shkruante  Fuga ne twitter.

Shqetësimit të z Fuga i është përgjigjur menjëherë Rusia. Ambasada e Federates ruse në Tiranë, shpreh gatishmërinë për t’u tiu gjendur prane Shqipërisë në këtë situate të vështirë. Nepërmjet një shënimi në faqen zyrtare facebook, ambasada ruse i kujton këshilltarit të kryeministrit Rama se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj "Sputnik-V" edhe në Shqipëri. Njekohësisht ambasada postoi dhe  karakteristikat e avantazhet e saj në krahasime me një serë vaksinash të tjera.

Postimi i plotë i ambasades ruse;

I nderuar z. Endri Fuga,

Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte (https://rdif.ru/Eng_Index/) është autorizuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj "Sputnik-V" edhe në Shqipëri. Vaksinimi me "Sputnik-V" tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit. Në çdo rast, e përsërisim informacionin e postuar më parë për karakteristikat dhe avantazhet e saj në krahasime me një serë vaksinash të tjera.

No photo description available.Kujtojmë  se perveçse në vendet e BE-së, ku zyrtarisht nisen vaksinimin me datë 27 dhjetor, edhe në vendet e Ballkanit Perendimor tashme ka nisur vaksinimi, përmendim Serbine  me vaksinën e Pfizer dhe Biontech. Pritet që shteti të përdorë edhe vaksinën Sputnik të prodhuar në Rusi dhe Sinopharm të Kinës, për të siguruar më shumë doza për popullsinë prej 7 milionë banorësh.

Një shembull për Shqiperinë e cila edhe  sipas shqetësimit të drejtë të vetë këshilltarit të Kryeministrit Rama, është lënë vetem nga BE, megjithate nuk duhet lëne vetem nga kryeministri i zgjedhur prej shqiptareve. Mos na lini në mëshirë të fatit z.Rama...Rusia e bëri oferten e  saj!

/argumentum.al

© Argumentum