Fundi i një absurdi, Vjosa “ del nga shtrati”, zgjedhje për zgjidhje, Jo më Exit dhe Presidencë pa shkëlqim!

Realpolitik “ flash” Nr. 23 ; 17 - 31  DHJETOR 2020

EKSKLUZIVISHT te ARGUMENTUM, vetëm me 1.000 fjalë mbi 5 Kryengjarjet nga diplomati dhe analisti i njohur, Dr. Jorgji KOTE 

1. Fundi i një absurdi dy vjeçar ishte largimi i Ministrit të Jashtëm në detyrë Genc Cakaj. Sepse, në asnjë vend tjetër nuk ka patur një Ministër të dekretuar dhe një tjetër të deleguar. Kjo ndodh rrallë  vetëm  për 2 - 3 muaj në raste krizash qeveritare, por asnjëherë dy vjet! Gjithsesi, ligjërisht, tani duhet të dorëhiqet Rama që të rikthehet normaliteti  me Ministren Xhaçka.

2. Vjosa “ del nga shtrati” Vjosa Osmani, Presidentja e Kosovës me vizitën në Tiranë shkaktoi debate dhe polemika. Çuditërisht me një gjuhë të ashpër që nuk përdoret ndaj Beogradit. Nga këndvështrimi diplomatik, pavarësisht shkaqeve, Vjosa e Prishtinës “doli vërtet nga shtrati” i lumit”. Mund të ishte treguar më e përmbajtur, sidomos në Kuvend. Sepse sot ne i kemi “ sahanet pa kapak” edhe pse jo çdo “e palarë duhet të dalë në shesh”. Pastaj, liderët  tanë “ java shtatë e dita tetë” janë në Prishtinë/Tiranë. Akoma më i drunjtë  ishte reagimi i Kryeministrit Rama, me terma që nuk u shkojnë fare homologëve në Prishtinë.VOALNëse Vjosa gaboi një herë, Rama gaboi dhe më shumë dhe si përsëritës. Në një rast “ sui generis” ai paditi dhe ish homologun, Haradinaj! Ky teatër i shëmtuar në Tiranë, kur Haga sapo ka hapur perdet e dramës gjyqësore ndaj liderëve të UÇK-së mund të ishte shmangur lehtë me heshtje, mirëkuptim dhe tejkalimin  e tyre me finesë. Këtu do të ndikonte diplomacia, e cila fatkeqësisht është  “jashtë loje” dhe nga Tirana zyrtare, ndonëse kishte dhe një ministër të jashtëm nga Kosova. Është  “ ABC-ja” e diplomacisë që përpara një vizite të tillë, ambasadorët dhe MPJ- të e dy vendeve  bëjnë konsultime se çfarë do të thuhet, ku, kur, si dhe çfarë do të jepet në publik. Mirëpo, për aq kohë sa diplomacia  do të lihet “ prapa liste” liderët tanë do të “dalin përherë jo më nga shtrati, por dhe nga binarët;  në vend të konsensusit dhe bashkimit të pretenduar, ndarjet do të thellohen dhe më tej. Kështu, me duart tona     “shpien ujë në  mullirin  serb”  që do të thotë “ shihni, këta  janë në sherr mes vedi se nuk dijnë çfarë kërkojnë, e çfaj u kemi ne”!

3. Zgjedhje për zgjidhje: Dy palë zgjedhje brenda 15 muajve me tri qeveri “lilipute” në Kosovë. Po, dhe në Tel Aviv do të bëhen zgjedhjet e katërta brenda dy viteve, po ku Izraeli e ku Kosova! Gjithsesi, çështja tani shtrohet që zgjedhjet e 10 Shkurtit të japin zgjidhje të qëndrueshme për të  paktën 10 sfida madhore. Fatkeqësisht, kemi parë më shumë “festival” butaforike zgjedhjesh; ato janë kthyer në “modë dhe mënyrë jetese” në Prishtinë.

Kosova voton serish në 22 tetor - Vizion Plus

Aq sa politika atje ka funksionuar kryesisht me zgjedhje, ironikisht sipas parimit leninist “ Një hap para dy hapa mbrapa” Ja pse do bërë gjithçka që zgjedhjet e reja të çojnë në zgjidhje; ndryshe  do kthehen në “zgjedha” elektorale me fituesen më të madhe sërish Serbinë!

4. Jo më Exit! Më 24 Dhjetor Brukseli dhe Londra e Madhe ranë dakord për Marrëveshjen Tregtare pas daljes nga BE-ja. Kjo e fundit e quajti vendim historik, kurse Kryeministri Johnson foli me superlativa për mbrojtjen e sovranitetit britanik. Në fakt, të dyja palët janë humbëse për faj të Londrës zyrtare, ndërsa kjo e fundit “ për mendt e kokës” Dokumenti afro 2000 faqesh tregon qartë se Britania është humbësja e madhe që as sovranitetin klasik nuk e ka mbrojtur dot; ka bërë shumë lëshime ndaj Brukselit, që ia “ futi të dyja këmbët në një këpucë” Ja shihni, shërbimet, ku dhe pakot postare do të jenë me doganë; Britania do t’i japë BE-së 25 për qind më shumë kuota peshkimi; nga 10 vite të kërkuara, ajo do të peshkojë në ujrat europiane vetëm për 5,5 vjet; çdo vit biznesi britanik do të plotësojë mbi 250 milionë formularë shtesë për doganat. Për pasojë, në 10 vitet e ardhëshme, GDP-ja britanike do të bjerë 5 për qind e kështu me radhë. Pasoja do të ketë në fushën e bashkëpunimit policor, politikën e jashtme e të sigurisë, bursave dhe programeve post - universitare, Erasmus, etj.

Arrihet marrëveshja post Brexit: BE, Mbretëria e Bashkuar bien dakord pas muajsh të gjatë diskutimesh - Shqiptarja.com

Shkurt hesapi, Brexit rezultoi fiasco dhe vërtetoi thënien e urtë “ hidh një lek e futesh në valle, fut 100 por s’del dot fare” Tashmë Exit nuk do të synohet më, duke filluar nga SHBA-të, që i bënë dalje Trump, si një nga idhtarët më të mëdhenj të “ Exit” Gjithsesi, forcat populiste dhe euroskeptike nuk do të heqin dorë, duke u orvatur “ ta marrin kalanë  e Brukselit nga brenda”

5. Presidencë pa shkëlqim: Presidenca gjermane e BE-së nisi me shumë shpresa dhe pritshmëri, mbasi dhe Merkel ishte në zenithin e suksesit, por përfundoi pa shkëqimin e pritshëm. Kjo dhe sepse krahas COVID - 19 që përfshiu fort vetë Gjermaninë dhe, mosmarrëveshjeve greko - turke, në gusht u shtuan farsa zgjedhore në Bjellorusi me protesta masive, konflikti Armen - Azerbaixhan,  atentati ndaj opozitarit rus Navalni etj.

Presidenca e BE nga Gjermania, Basha: Mos humbim kohë me 15 prioritetet – A2 CNN

Megjithatë, veç Brexit, ajo ia doli mbanë me miratimin e buxhetit dhe paketës së rimëkëmbjes ekonomike prej 2,4 trilion Euro. Ama Merkel e të tjerë e dinë se ç’hoqën, pas kundërshtimeve kategorike polake dhe hungareze; u tërhoqën vetëm pas shumë lëshimeve të mëdha, duke shmangur sanksionet ekonomike për shkak të deficiteve  në kuadrin e shtetit të së drejtës. Arritje tjetër e madhe  ishte Pakti mbi Mbrojtjen e Investimeve BE - Kinë, pas 7 vjet negociatash më 30 Dhjetor, por sërish me lëshime në fushën e të drejtave të njeriut.

I pandjeshëm ishte roli i saj në konfliktet e lartpërmendura, për shkak të grindjeve të brendshme dhe nga Qipro zevzeke! Po, u miratua paketa ekonomike për Ballkanin prej 9 miliard Euro, por ajo u la në hije pas vetos bullgare ndaj negociatave me Maqedoninë e Veriut. Pikërisht në Samitin e Sofjes më 10 Nëntor, kur ato bashkëkryesonin Procesin e Berlinit 2020, megjithë ndërhyrjet e Kancelares Merkel dhe” të Mëdhenjve” të tjerë ndaj aleatit Borisov. Në dështimin gjerman ndikoi dhe Shqipëria që nuk përmbushi kushtet për negociatat. Kështu, u mbyll presidenca gjermane, me “ borxhe” dhe pikpyetje për presidencat modeste portugeze/slovene në vitin 2021.

/argumentum.al

© Argumentum