Gjermania mbyll shkollat, dyqanet, deri më 10 janar

Gjermania ka vendosur të mbyllë shkollat, dyqanet që shesin mallra jo-thelbësore dhe sallonet e bukurisë. Njoftimi u bë i ditur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila tha se, masa ndërmerret për të ndaluar një "rritje eksponenciale" të përhapjes së koronavirusit të ri, në ekonominë më të madhe të Evropës.

"Ekziston një nevojë urgjente për të marrë masa", tha Merkel. Masat e reja do të vlejnë deri më 10 janar. Vetëm bizneset thelbësore të shitjes me pakicë, të tilla si supermarketet dhe barnatoret, si dhe bankat, do të qëndrojnë të hapura. Kompanive u është kërkuar që punonjësve t'u kërkohet të punojnë nga shtëpia.

Gjermania ka qenë në një bllokim të pjesshëm për gjashtë javë, por dyqanet dhe shkollat kanë qenë të hapura. Disa rajone tashmë kanë vendosur masa më të ashpra. Të dielën në Gjermani u raportuan edhe 20.200 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1.320.716. Autoritetet shëndetësore njoftuan edhe për 321 viktima. Deri më tani në Gjermani nga sëmundja COVID-19 kanë vdekur 21.787 persona.