Janë 113 persona të vrarë nga dhuna politike, Rugova pajtoi Kosovën politikisht

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se janë 113 persona të vrarë si pasojë e dhunës politike në Kosovë. ka thënë se një fakt i tillë është i dhimbshëm.

Sipas tij, do të kishte edhe më shumë dhunë të tillë politike sikur Ibrahim Rugova të mos e bënte pajtimin pas përfundimit të luftës.

“113 të vrarë si dhunë politike që është e dhimbshme”, ka thënë Haziri, në një intervistë për “Tet a tet” me Adelina Ismailin.

“Rugova e ka pajtu edhe një herë politikisht. Në vitet 90’ta me Anton Cetën, 98 me Ahmet Krasniqin dhe më 1999 me Ibrahim Rugovën ka ndodh pajtimi”, ka thënë Haziri.

Edhe aktakuza e Gjykatës Speciale ndaj ish-udhëheqësve të UÇK’së përmend dhunën dhe vrasjet politike. Madje, aty përmendet 13 herë Lidhja Demokratike e Kosovës zyrtarët e së cilës parti ishin përndjekur.

Temën e vrasjeve politike, zakonisht, e kanë hapur në kohë fushatash elektorale ndërsa ende shumë prej vrasjeve politike vazhdojnë të mbesin të pa zbardhura.