Kryeministri Rama në zonat e prekura nga tërmeti: Mirëmëngjes me jetën që vazhdon...

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjete sociale, disa pamje nga momentet kur familjet e dëmtuara nga tërmeti i vitit të kaluar kthehen në shtëpitë e tyre të rindërtuara.

“MIRËMËNGJES dhe me jetën që vazhdon për këto familje në një normalitet dinjitoz pas rindërtimit të shtëpive në zonat e prekura nga tërmeti, ju uroj një javë të mbarë “, shkruan kryeministri Rama.

Në Shijak ka përfunduar 1 shkollë dhe 2 të tjera përfundojnë brenda vitit 2020. Po ashtu, nisin së shpejti edhe 3 shkolla e kopshte të tjera, nga të cilat 1 me fondet e qeverisë shqiptare dhe 2 me fondet e donatorëve.
400 banesa individuale përfundojnë brenda vitit dhe 67 të tjera brenda janarit 2021.
Po ashtu kanë përfunduar meremetimet për 24 pallate dhe vazhdon puna në 3 të fundit.
1844 familje janë shërbyer me grante rikonstruksioni nga 100 mijë deri në 500 mijë lekë, me një total prej 408,996,303 lekë.
897 familje shërbehen me bonus qiraje prej muajit dhjetor 2019 deri në kthimin në shtëpi.