Kryeministri Rama njofton lëvizjet e reja ne qeveri. Ikën Cakaj...

Niko Peleshi do të drejtojë tashmë Ministrinë e Mbrojtjes në vend të Xhaçkës.
Në njoftimin e tij, kryeministri falënderon ish-ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i cili do të rikthehet në kabinetin e kryeministrit.
Pak ditë më parë Rama emëroi edhe ministrin e ri të Brendshëm, duke i besuar detyrën Bledi Çuçit, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, për shkak të protestave masive që përfshin vendin pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia. Ndërkohë, në vend të Çuçit te Ministria e Bujqësisë, Rama emëroi Milva Ekonomin.
“Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme. Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes”, shkruan Rama. /argumentum.al