Kryeministri Rama reagon pas protestave: Iliri dhe Saliu ta harrojnë se e kthejnë prapë Shqipërinë për përsheshin e tyre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestave për vrasjen e 25 vjecarit, mha efektivi i policisë. Rama me anë të një postimi në Twitter ka sulmuar liderët e opozitës dhe Presidentin Ilir Meta duke u shprehur  se po përkrahin dhunën e ushtruar nga protestuesit.

Kur policia reagoi ndaj një provokatori famoz gjatë ushtrimit të dhunës opozitare tek Kuvendi, Ilir Meta vrapoi në spital për të vizituar heroin e dhunës! Kur policit të shtetit, i nxjerrin syrin dhunuesit me kapuçë të nxitur prej tij e Saliut, Ilir Meta dënon dhunën policore!

Sipas Ilir Metës policia nuk duhet të reagojë, po duhet të dorëzojë Tiranën dhe veten në duart e dhunuesve të verbër, që ai bashkë me Saliun të bëjnë Lulin dhëndër të pushtetit dhe Monikën arkëtare të shtetit, si në kohët e arta të bashkëqeverisjes me plumba mbi protestuesit!

Por Iliri dhe Saliu duhet ta harrojnë se e kthejnë prapë Shqipërinë për përsheshin e tyre dhe sado ëndrra të shohë Luli duke mbajtur lugën në dorë që t’i vijë gjella e Monikës, Shqipëria do të vazhdojë drejt përpara, me mund e durim, për t’u bërë ajo që duan fëmijët e saj!