Kryeministri Rama shkon për ngushëllim në familjen Rasha

Pak orë pasi ka mbërritur nga SHBA, kryeministri Edi Rama ka vizituar familjen e Klodian Rashës.

Lajmi konfirmohet nga terreni për mediat, teksa mësohet se Rama ka shkuar për ngushëllim në banesën e viktimës, në Laprakë.

Kryeministri Rama i cili është kritikuar për mungesen e ngushëllimit për familjen e Klodian Rashes që u qëllua nga policia, si duket  e ka kursyer këtë ngushëllim në rrjetet sociale  për të shkuar vete në shtëpinë e të ndjerit.

Më parë, kryeministri u shpreh se sot në orën 18;00 do të mbajë qëndrimin e tij publik në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit nga efektivi i ‘Shqiponjave’ dy ditë më parë.

“Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo në këtë faqe” – shkruante Rama paraditen e sotme.