Lajm i trishtë, ndahet nga jeta në moshën 59-vjeçare ish-ministri socialist i Integrimit Marko Bello

Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello.

Bello ishte infektuar me Covid dhe kurohej në një spital në Turqi.

Marko Bello lindi më 12 shtator të vitit 1961 dhe ka qenë deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë deri në vitin 2013.

Bello po ashtu ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

Në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes.

Marko Bello ishte dhe një nga anëtarët themelues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.