Liderja e opozitës në Bjellorusi Svetlana Tikhanovskaya merr Çmimin Sakharov të BE

Svetlana Tikhanovskaya, liderja e opozitës në Bjellorusi që u detyrua të largohej nga vendi pas zgjedhjeve presidenciale të gushtit, ka marrë Çmimin Sakharov të BE.

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, duke dhënë çmimin, vlerësoi Tsikhanouskaya dhe opozitën Bjelloruse.

“Gjatë muajve të fundit i keni treguar botës çfarë do të thotë të mos heqësh dorë, keni mbrojtur të drejtat tuaja dhe nuk jeni dorëzuar,” tha ai, në ceremoninë e mbajtur në sallën e Parlamentit të BE.

“Fuqia e shpirtit tuaj ka treguar rrugën drejt revolucionit, që ka marrë forcë në vend në vitin 2020 dhe ne ju vlerësojmë ju dhe rezistencën e këmbënguljen tuaj.”