Mali i Zi/ Votohet qeveria e re, kryeministër Zdravko Krivokapiç dhe zv/kryeministër Dritan Abazoviç.

Parlamenti malazez me 41 vota pro, 28 kundër dhe 1 abstenim votoi  qeverinë me kryeministër Zdravko Krivokapiç dhe zv/kryeministër shqiptarin Dritan Abazoviç.

“Betohem që detyrën do ta kryej sipas Kushtetutës dhe ligjeve me nderë dhe përgjegjësi. Zoti më ndihmoftë”, ishin fjalët e para të shefit të ri të qeverisë në Mal të Zi.

“Asnjë individ ose institucion paralel nuk mund të jetë më i fortë se shteti. Unë do të përpiqem të jem kryeministri që do të flas më pak dhe do të punojë më shumë. Unë do të doja ta bëja Malin e Zi të ngjashëm me Luksemburgun në katër vjet, ”tha Krivokapic në parlament duke iu referuar vendit të vogël, të pasur anëtar të BE.

E pas betimit, kryeministri falënderoi deputetët për përkrahjen dhe tha se puna e tyre e përbashkët do të jetë në interes të shtetit të Malit të Zi.

Më poshtë jane emrat e ministrave të qeverisë së re në Mal të Zi:

Zëvendëskryeministër, Dritan Abazoviq

Ministre e Administratës Publike, Tamar Srzentiq

Ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ratko Mitroviq

Ministër i Punëve të Brendshme, Sergej Sekuloviq

Ministre e Mbrojtjes, Oliver Injac

Ministër i Punëve të Jashtme, Xhorxhe Raduloviq

Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq

Ministër i Investimeve Kapitale, Mlladen Bojaniq

Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Alleksandar Stijoviq

Ministre e Shkencës, Kulturës dhe Sportit, Vesna Bratiq

Ministre e Shëndetësisë, Jellena Boroviniq Bojoviq

Ministër i Drejtësisë, Vlladimir Leposaviq

Ministër i Financave, Millojko Spajiq.

Qeveria e re u votëbesua pas tre ditë debatesh dhe tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare.

© Argumentum.