Nis protesta për vrasjen e Klodian Rashës, qytetarët mblidhen tek Ministria e Brendshme,

Një grup protestuesish janë mbledhur në këto momente përpara Ministrisë së Brendshme në ditën e dytë të reagimit për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarët qëndrojnë përballë kordonit të policisë të cilët kanë rrethuar institucionin dhe kanë hedhur kapsolla drejt tyre.

Ata janë pajisur me maska antigaz si një masë paraprake nëse agravon situata në përdorimin e gazit lotsjellës.

Vetëm disa minuta nga mbledhja e protestuesve në ambjentet e Ministrisë së Brendshme ka përshkallëzuar protesta.

Qytetarët kanë prishur murin rrethues të Ministrisë.

Menjëherë kanë dalë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Rreth 800 efektivë janë sot në terren për të mbajtur nën kontroll situatën.