Një ditë pas vendimit për t’iu dhënë trajtim financiar, Rama viziton sërish familjen Rasha

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sërish mëngjesin e sotëm familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u vra nga një efektiv i Forcave Shqiponja, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.

Një ditë më parë qeveria vendosi të caktojë masën e pensionit social për familjen Rasha, për këtë në argumentin e vendimit është shkruar se Klodian Rasha “humbi jetën aksidentalisht”.

Lidhur me këtë përcaktim të Këshillit të Ministrave, babai i Klodian Rashës ka reaguar ashpër një ditë më parë, teksa ka thënë se “kjo është vrasje për së dyti”.

“Ajo nuk është version, ajo është devijim nga gjithçka dhe ajo është një vrasje për së dyti. Vrasje e dytë. Ajo është vrasje me paramendim. Vrasje me paramendim. Dhe nuk ka asnjë lloj alibie.”