Një tjetër humbje për bluzat e bardha, Covid-19 i merr jetën neurologut Drini Dobi

Mjeku i njohur, Drini Dobi ka ndërruar jetë nga koronavirusi i ri. Mjeku ishte nisur për mjekim më të specializuar në Itali, por nuk e ka fituar betejën me Covid-19.

Dobi prej ditësh ishte i infektuar me Covid-19, ndërkohë që pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore u nis në drejtim të Italisë për shërbim më të specializuar.

Dobi u dërgua vetëm 4 ditë më parë në Itali për kurim pas komplikacioneve në shëndet.

Për kurimin e tij u zhvillua një fushatë  për mbledhjen e fondeve nga kolegët brenda e jashtë vendit, si dhe nga familjarët. Sensibilizimi mori përmasa të mëdha, por fatkeqësisht mjeku nuk arriti të mbijetonte.

Drini Dobi ishte mjek neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.