Presidenti Meta: Respekt dhe mirënjohje për gazetarët e terrenit. Do të jem përherë në krahun tuaj, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u ka drejtuar një mesazh gazetarëve, veçanërisht atyre që raportojnë në terren.

Në mesazhin e tij, kreu i shtetit Ilir Meta shkruan:

Respekt dhe mirënjohje të thellë për gazetarët e terrenit, operatorët dhe stafet e tyre mbështetëse! 
Në këto ditë të vështira për të gjithë, keni shkëlqyer me profesionalizëm dhe kurajë, në shërbim të informimit publik dhe transparencës. Është themelore për demokracinë, që secili prej jush, të jetë në gjendje të vijojë misionin, pa u dhunuar, ndaluar, kërcënuar dhe frikësuar. Do të jem përherë në krahun tuaj, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias!