Protesta/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni tubimet e mëdha, demonstratat mund të përhapen

Ambasada amerikane në Tiranë reagon për protestën e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Tiranë kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga policia.

Ambasada amerikane në Tiranë, e cila i bën thirrje qytetarëve të saj që jetojnë në Shqipëri, të shmangin zonat ku protestohet, veçanerisht bulevardin “Deshmoret e Kombit”, “para zyrave qeveritare”.

“Ambasada ka marrë raporte të protestave që ndodhin përpara zyrave qeveritare në bulevardin Deshmoret e Kombit në Tiranë. Raportet tregojnë se disa protestues po hedhin objekte në drejtim të policisë dhe oficerët u plagosën. Oficerët e policisë kanë përdorur gaz lotësjellës për të kontrolluar turmën. Qytetarët amerikanë duhet të shmangin tubimet e mëdha në kryeqytet, pasi demonstrata të ngjashme mund të përhapen në zona të tjera.

Personeli i ambasadës amerikane dhe anëtarët e familjes janë këshilluar të shmangin të gjitha vendet ku demonstratat janë të afërta ose të vazhdueshme.

Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të afërta ose të vazhdueshme. Jini të vetëdijshëm për vendndodhjen tuaj. Monitoroni median lokale për perditesime”, shkruhet ne njoftimin e ambasades.