Putin i kërkon qeverisë ruse të fillojë vaksinimin masiv kundër COVID javën tjetër

Presidenti  Putin po ndërmerr veprime për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit në Rusi. Mediat ruse raportojnë se Putin ka urdhëruar fillimin e vaksinimeve masive javën e ardhshme.

Rusia tashmë ka filluar prodhimin e Sputnik-V dhe është në proces të testimit të një vaksine të dytë kundër koronavirusit, EpiVaCorona. Mjekët dhe mësuesit do të vaksinohen të parët, sipas planit të qeverisë.

Industria farmaceutike ruse është e gatshme për një vaksinim në shkallë të gjerë, pasi dozat e vaksinës novatore Sputnik V kanë arritur tashmë dy milion në ditët e ardhshme, tha Putin në një konferencë shtypi të mërkurën.