Rusia fillon vaksinimin masiv të popullsisë

Rusia ka filluar programin e saj për vaksinimin ndaj COVID-19, ditën e sotme fillimisht duke vaksinuar shtresat e rrezikuara.

70 klinika në Moskë filluan të injektojnë njerëzit të shtunën me vaksinën Sputnik-V. Sipas mediave, personat mbi 60 vjeç nuk janë përfshirë tek ata që po marrin vaksinën të parët. Vaksina ruse përbëhet nga dy injeksione dhe injeksioni i dytë është planifikuar tre javë pas të parit.

Mijëra njerëz janë regjistruar për të marrë vaksinën. Sidoqoftë, nuk ishte e qartë se sa doza vaksine janë prodhuar. Megjithatë ditën e djeshme ministri i shëndetësisë deklaroi se deri më sot të paktën 100 000 persona e kishin marrë vaksinën, përveç 25 000 vullnetarëve gjatë fazës së parë.