Shqipëria Kaukaziane (Video – Dokumentar)

Albania e Kaukazit është realisht një territor që ndahet midis shteteve të sotme të Armenisë, Gjerogjisë dhe Azerbajxhanit. Popullsia që gjallon sot në shekullin e XXI në ato rajone është ajo abhkaze dhe rajoni mbi të cilin ata jetojnë është një mollë e vërtetë sherri midis armenëve, gjeorgjianëve dhe azerëve që pretendojnë secili se janë pasardhës direkt të Albanisë antike.

Mbi këtë legjendë e kanë zanafillën edhe konfliktet e ashpra për rajonin e Nagorin Karabakut i cili shtrihet pikërisht në këtë zonë (të cilën, arabët e pushtuan aty nga shekulli i tetë, e quanin jo pa ndonjë arsye të fortë edhe “Qafiristan”).

Sipas legjendave arabe që citon Hahn, origjina e arnautëve është nga disa vise të Detit të Kuq (jo larg Kaukazit), ku njëri nga liderët e tyre i shkeli kaftanin një shehu dhe gjatë grindjes i nxori atij madje edhe syrin. Dhe meqë nga kokëfortësia nuk pranoi të vuante ndëshkimin (arnaut nga arabishtja d.m.th. “refuzues”), u dëbua së bashku me fisin e vet për të mbërritur në Ballkan.

Një version ky i ikjes së shqiptarëve nga Albania e Kaukazit për të mbërritur më vonë në Ballkan, i cili mbështetet gjerësisht edhe nga një numër studiuesish serbë të cilët nuk pranojnë autoktoninë shqiptare para asaj serbe në “qafiristanin” e ri të Europës. Të cilët e mbështesin këtë argument me mungesën e dëshmive gjuhësore të shqipes evropiane para shekullit të XIV, si dhe me mungesën e ekzistencës së emrit Albania në dokumentet historike deri në shekullin e X. Kohë kjo, e cila çuditërisht është fare e afërt me shekullin VIII kur Albania e Kaukazit pushoi së ekzistuari e sulmuar nga arabët, armenët dhe fqinjët e tjerë.

Për më tepër ndiqni filmin dokumentar: