TAP dhe tranformimi i industrisë së gazit në Shqipëri

LEDION KRISAFI

TAP, gazsjellësi Trans-Adriatik është projekti më i madh i realizuar ndonjeherë në Shqipëri, i cili përveç rëndësisë së tij strategjike, padyshim ka sjell një model të ri në cilësinë e punime,  programet e përgjegjshmërisë sociale. TAP-i është investimi më i madh i huaj dhe i drejtpërdrejt në Shqipëri, me një vlerë prej 1.5 miliardë euro. TAP i cili lidhet me TANAP, gazsjellësin trans-anatolian, sjell gazin azer nga fushat e Shah Deniz II drejt Ballkanit dhe përmes Shqipërisë në Itali dhe Bashkimin Evropian.

TAP-i luan një rol mjaft të rëndësishëm në aspeksitn ekonomik dhe gjeosatrategjik, për Shqipërinë ashtu si dhe për të gjitha vendet pritëse. Ai ka kontribuar në Shqipëri në disa forma.

Për sa i përket përfitimeve ekonomike, Tap kontribuoi për ekonominë e vendit në disa drejtime.   Duke nisur me ndërtimin e vetë gazsjellësit, në formë të drejtpërdrejtë në Prodhimin e Brëndshëm Bruto me anë të taksave, duke ofruar mundësi të shumta punësimi në formë të dretpërdrejtë ose të tërthortë, bëri investime sociale dhe mjedisore përmes programeve komunitare, ka investuar fuqishëm në përmirësimin e infrastrukruës rrugore, gjithashtu ka mbështetur në mënyrë direkte pronarët apo përdoruesit e tokave duke i financuar në masën 100 përqind. TAP ka qenë për disa vite me rradhë burimi kryesor i investimeve të huaja direkte në ekonominë shqiptare duke përbërë çdo vit rreth 1/3 e të gjitha investimeve të huaja direkte në Shqipëri.

TAP, përveç ndikimit mjaft pozitiv në ekonominë shqiptare, ka pasur një ndikim social në zonat në të cilat ai kalon. Ai ka luajtur një rol domethënës në përmirësimin e kushteve të jetesës  në komunitet nëpërmjet investimeve të shumta sociale. Gjithashtu suksesi i zbatimit të këtij projekti mund të nxistë investiorë të tjerë ndërkombëtar që te vijnë per të investuar në Shqipëri.

Nga ana gjeostrategjike, TAP rrit  ndjeshëm rëndësinë e Shqipërisë në rajon, pasi për herë të parë Shqipëria bëhet pjesë e hartës Evropiane të gazit natyror.  Projekti TAP dhe projektet e tjera që nisen prej tij si gazsjellëse Adriatiko-Jonian drejt Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë e shndërrojnë Shqipërinë në një pikë kyçe të shpërndarjes së gazit në Ballkanin Perëndimor. Një ndër qëllimet kryesore të TAP është zvogëlimi i ndikimit energjitik rus në rajon. Rusia ka një pozitë dominuese në tregun energjitik në Ballkan. Në Serbi, Bosnje Hercegovinë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi nafta dhe gazi përbëjnë 75 deri në 95% të importeve nga Rusia, ndërkohë që 30% e importeve të naftës dhe gazit në Kroaci vijnë nga Rusia. Gjithashtu kompanitë ruse janë dominuese në tregun e brendshëm në Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi. Në këtë rast, TAP dhe gazsjellësi Adriatiko-Jonian shndërrohen në një alternativë të rëndësishme energjitike për gjithë Ballkanin Perëndimor.

Kalimi TAP-it në Shqiperi bën të mundur që edhe Shqipëria të ketë akses në funizimin me gaz. Në Shqipëri tashmë janë planifikuar dy pika dalje të gazit. Në këtë rast TAP do ndihmonte në rregullimin e bilancit energjitik të brendshëm.

Funizimi me gaz do të bëje te mundur diversikimin  burimeve të energjisë jo vetëm për Europën, e cila ka nevoja në rritje për furnizim me energji dhe diversifikimin e burimeve të saj, por edhe për Shqipërinë. Duke qënë se Shqipëria është një treg i cili mbështet kryesisht tek nafta dhe qymyri, gazifikimi i Shqipërisë do të mundësojë një burim energjie me çmim më të lirë për bizneset dhe shtëpitë e shqiptarëve. Gazi natyror është forma më e pastër e lëndës djegëse dhe përdorimi i tij i gjërë, do të luante një rol mjaft domethënës në reduktimin e emetimeve të karbonit. Depërtimi i burimeve të reja të energjisë në tregjet evropiane ashtu si dhe atë shqiptar, të cilat më parë kanë qënë të mbështetura vetëm në një ose dy burime energjie bën të mundur një funizim më të sigurtë me energji dhe gjithashtu nga ana tjetër, ofron një mundësi  më të madhe zgjedhjeje duke ulur gjasat për çmime jo-konkuruese në treg.

Në Shqipëri, EITI (Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse) ka luajtur një rol domethënës në rritjen e llogaridhënies dhe transparencën në lidhje me ndërtimin e TAP në Shqipëri. EITI ka pasqyruar rregullisht në raportet e tij zhvillimin e projektit në Shqipëri.

Për sa i përket rëndësisë së  këtij projekti mund të themi padyshim që është afatgjatë, pasi Evropës i nevojiten burime të reja gazi për të plotësuar kërkesat e saj ne rritje per energji. Gazi natyror do vazhdoojë të luaj një rol kryesor në tregun Europian të energjisë  dhe për disa dekada. Duke e krahasuar me burime të tjera të energjisë si nafta, apo qymyri, gazi është forma me e pastër e energjisë dhe një partner ideal për burimet e rinovushme të saj. Gazi ofron një alternativë të akesushmë, të përballushme dhe në sasi të ulta karboni krahasuar me natën dhe qymyrin, prandaj dhe ulja e çmimeve të lëndeve hidrokarbure kohët e fundit mund të themi që nuk ndikon aspak  në rëndësinë e këtij projekti.

Por pavarësisht rëndësisë së konsiderueshme të TAP-it, ai është vetëm një hap i parë drejt shumëllojshmërizimit të burimeve energjitike të Ballkanit, pasi TAP ka një kapacitet prej 10-20 miliardë metër kub gaz në vit, ndërkohë që projekti Turkish Stream që sjell gaz rus në Turqi dhe më pas në pjesën tjetër të Ballkanit ka një kapacitet prej 31.5 miliardë metër kub gaz në vit, ndërkohë që Nord Stream që sjell gaz rus në Gjermani dhe Bashkimin Evropian ka një kapacitet prej 55 miliardë metër kub gaz në vit me potencialin për t’u dyfishuar me ndërtimin e Nord Stream 2./europa.com.al