Vaksina “SputnikV”/ Ambasada ruse i përgjigjet Ramës: Keqardhje që vullneti i mirë i Rusisë, i shprehur publikisht, interpretohet si veprim provokues

Ambasada e Rusisë në Tiranë reagon pas komentit të kryeministrit Rama në lidhje me propozimin e shprehur publikisht për vaksinën  Sputnik-V, ku shefi i qeverise  e cilësoi këtë propozim si provokim.

Është e vështirë të kuptohet pse Kryeministri [...] u mërzit kaq shumë nga komenti i ambasadës [...] ajo vetëm reagoi ndaj re-twitit të Drejtorit të Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga, në lidhje me fillimin e vaksinimit në BE dhe deklaratës së vetë kreut të qeverisë gjatë konferencës së 24 dhjetorit, gjatë së cilës ai përmendi vështirësitë në sigurimin sa më shpejt të jetë e mundur të sasisë së nevojshme të vaksinës për popullatën e vendit,” – sqaroi në postimin e saj ambasada ruse.

Ambasada thotë se në komentin e datës 28 dhjetor ajo kishte treguar gatishmërinë e autoriteteve ruse për të shqyrtuar një aplikim të mundshëm të Shqipërisë për t’u furnizuar me vaksinën Sputnik V.

Në Rusi nuk ka dyshime se bashkimi i përpjekjeve të të gjitha shteteve, që kanë kryer kërkime shkencore dhe kanë teknologjitë përkatëse, do të ndihmojë njerëzimin të kapërcejë këtë fatkeqësi dhe të kthejë qytetërimin në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm. Në të njëjtën kohë, Moska nuk u vë asnjë kusht partnerëve potencialë. Na vjen keq që vullneti i mirë i Rusisë, i shprehur publikisht, interpretohet si veprime provokuese. Për t’u bindur që nuk është kështu, mjafton të njiheni me tekstin e komentit,” – thuhet më tej në reagimin e ambasadës.

Postimi i plotë i ambasadës ruse në facebook;

Është e vështirë të kuptohet pse Kryeministri i nderuar i Shqipërisë z. Edi Rama u mërzit kaq shumë nga komenti i Ambasadës së Rusisë në faqen e saj në Facebook më 28 dhjetor të këtij viti.

Ambasada vetëm reagoi ndaj re-twitit të Drejtorit të Komunikimit të Kryeministrit, z. E. Fuga, në lidhje me fillimin e vaksinimit kundër Covid-19 në vendet anëtare të BE-së (https://twitter.com/endrifuga/status/1342754317560918018) dhe deklaratës e vetë të kreut të Qeverisë së Shqipërisë në konferencën e tij për shtyp në 24 dhjetor, gjatë së cilës ai përmendi vështirësitë në sigurimin sa më shpejt të jetë e mundur e sasisë së nevojshme të vaksinave për popullatën e vendit (https://top-channel.tv/…/vaksina-e-covid-rama-vendim-per-t…/).

Në komentin e Ambasadës bëhej fjalë për gatishmërinë e institucionit rus të autorizuar - Fondit të Investimeve Direkte – për të shqyrtuar aplikimet nga çdo vend i interesuar për blerjen e vaksinës ruse kundër koronavirusit, përfshirë Shqipërinë. Në Rusi nuk ka dyshime se bashkimi i përpjekjeve të të gjitha shteteve, që kanë kryer kërkime shkencore dhe kanë teknologjitë përkatëse, do të ndihmojë njerëzimin të kapërcejë këtë fatkeqësi dhe të kthejë qytetërimin në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm. Në të njëjtën kohë, Moska nuk u vë asnjë kusht partnerëve potencialë.

Na vjen keq që vullneti i mirë i Rusisë, i shprehur publikisht, interpretohet si veprime provokuese. Për t`u bindur që nuk është kështu, mjafton të njiheni me tekstin e komentit.

/argumentum.al

© Argumentum