Vaksinat/ Kryeministri Rama: BE bëri diferencim me Ballkanin po ia dolëm, kemi rënë dakord në parim me ''Pfizer''

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Twitter ka shkruar se është arritur marrëveshja  në parim me Pfizer që në janar Shqipëria të ketë vaksinën kundër Covid.

Kryeministri shkruan se ja dolëm që të siguronim vaksinën me diplomaci edhe pse BE bëri diferencim me Ballkanin.

Kryeministri Rama në Twitter:

Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!

I papranueshëm moralisht, polikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!