Vëllimi me tregime i Teodor KEKO “PROSTITUTA” botohet në Nju Jork për herë të parë në anglisht

Më 15 Dhjetor 2020 u botua në Nju Jork dhe u hodh në shitje në “ Amazon” vëllimi me tregime të shkurtëra  “ Prostituta” në gjuhën angleze të shkrimtarit tonë të mirënjohur  Teodor KEKO.

Sipas botuesit, Prostituta është një koleksion i mrekullueshëm tregimesh me 252 faqe të shkrimtarit të shquar shqiptar, Teodor Keko. I shkruar gjatë fund viteve '80 -mesi i '90, të 17 tregimet, të gjitha të përkthyera për herë të parë në anglisht mbeten aktuale dhe në ditët e sotme. Ato shfaqin botën komplekse të Kekos dhe aftësinë e tij të pashembullt në kërkim të  vërtetës,  me qëllim që të ndihmojë njerëzimin për të mësuar nga gabimet e të  kaluarës. Tregimet e Kekos kapin një diapazon të gjerë - udhëtime humoristike në ekzistenca të çuditshme, ndodhi tragji-komike të humbjes, përvoja shtypëse në dëshpërim të pashpresë me një përzgjedhje  bujare të çmendurisë njerëzore e deri te aspekte me humor gri.

Në tërësinë e vet, Prostituta ofron një copëz jete në mendjen e bukur të një shkrimtari mjeshtër, aftësia e të cilit në interpretimin e luftrave njerëzore dhe momenteve të dritës tërheq vëmendjen e çdo lexuesi.

I ndjeri  Teodor Keko lindi në  Tiranë; Shqipëri, më 2 Shtator 1958. Ai përfundoi studimet për gjuhë&letërsi dhe filloi karrierën lertare më 1979. Vazhdoi të punonte me zell deri më 2002 kur humbi betejën  me turmori në pankreas.
Teodor Keko ndërtoi një profil të mirënjohur dhe gjerësisht të vlerësuar, si figurë publike me shkrime, krijime dhe përfshirjen aktive në lëvizjet përparimtare për  një shoqëri demokratikee në Shqipëri. Ai ishte deputet në Parlamentin shqiptar më 1992 -1996. Gjatë gjithë periudhës së përfshirjes  në veprimtarinë e shumicës qeveritare, Teodor Keko u afirmua si intelektual i drejtpërdrejtë,  që nuk humbi asnjëherëë kontaktet me problemet  e vërteta. Atë e dallonte shqetësimi për njerin e zakonshëm. Në fakt, Keko i parapriu kohës.
Emri i Teodor Kekos është tejet i njohur dhe i vlerësuar lart dhe në ditët tona, shumë vite pasi është ndarë nga jeta. Krijimet e botuara të tij - 6 vëllime poetike dhe një duzinë librash me fiksion janë lauruar me një listë të gjatë çmimesh, si kur autori ishte gjallë dhe pas vdekjes së tij.

Përkthyesja, Zonja Doriana S. Molla ka mbi një dekadë që punon si Përgjegjëse e Librarisë ” Hire” për botuesin e shquar muzikor, Schott NY & EAMDC. Ajo bashkëpunon me shoqata artistike dhe kulturore në SHBA dhe në botë; ka dy mastera: një nga “Hunter College” dhe një tjetër për marrëdhënie ndërkombëtare nga “The New School” in New York. Eshtë e  apasionuar pas letërsisë, arteve pamore, muzikës, filmit, teatrit, vallzimit - gjithçka që pasqyron fuqinë krijuese të njerëzimit, në përpjekje për t’i dhënë kuptim jetës. Dashurinë për letërsinë Doriana e ka trashëguar nga nëna e saj e ndjerë, ish mësuese e dashur e gjuhës dhe letërsisë.

Gjithashtu, Doriana është një nga themelueset e VSW Arthouse Corp - organizatë jo-qeveritare që promovon artistë  nga të gjitha origjinat dhe në fazat e ndryshme të karrierës krijuese. Doriana ndihet tejet e emocionuar për projektin e saj më të ri: përkthimin nga shqipja në anglisht të vëllimit të tregimeve të shkurtëra nga Teodor Keko të titulluar Prostituta. Me këtë rast, ajo vlerëson shumë mbështetjen dhe inkurajimin e Zonjës Xhuljeta Keko. Ky është përkthimi i parë në anglisht i veprës së shkrimtarit të shquar shqiptar;  një projekt i gjatë por që të mbush me kënaqësi tek sheh se libri është i disponueshëm në amazon.

© Argumentum.