Vrasja e 25 vjeçarit, Shqipëria në protestë

Ditën e sotme një tjetër protestë është paralajmëruar të mbahet në orën 18:00, si shenjë revolte ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Dhjetra qytetarë, pjesa më e madhe  e të cilëve të rinj, u mblodhën pranë Obeliskut të Besëlidhjes në Lezhë.

Me thirrjet “Rama ik” qytetarët ndezën qirinj si homazh për të ndjerin teksa kërkojnë drejtësi për këtë ngjarje të rëndë.

Më pas ata u zhvendosën para Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, duke bllokuar rrugën. Nuk ka munguar hedhja e shashkave në drejtim të komisariatit.

Drejtësi për Klodian kërkuan edhe të rinjtë në Berat që u lëshuan në rrugë.

Një tubim masiv po zhvillohet aktualisht dhe në qytetin e Korçës, ku qindra të rinj po protestojnë për vrasjen e Klodian Rashës nga ana e efektivit të Reneas.

Screenshot_4_copy.jpg

Sipas burimeve, të rinjtë po djegin zbukurimet e vendosura në qendër të qytetit, si dhe po godasin me sende të forta godinën e bashkisë.

Nën thirrjet “Policia vret”, të rinjtë kërkojnë drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit.