Yuri Kim përshëndet vendimin e Presidentit për Kushtetuesen: " Lajm i madh. Le të vazhdojmë të ecim përpara”

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur dekretin e Presidentit, Ilir Meta për emërimin e anëtarit të 6-të në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar një lajm të madh. Presidenti, KED dhe Parlamenti meritojnë merita të mëdha.

“Lajm i madh: Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Përparim Kalo si anëtarin e 6-të të Gjykatës Kushtetuese. Pasi Kalo të betohet nëse, do të plotësohet kuorumi. Shqipëria do të mbyllë 2020 me Gjykatë Kushtetuese funksionale duke i dhënë fund 3 vite pa të. Presidenti, KED dhe Parlamenti kanë merita të mëdha”, shprehet znj. Kim.

“Ky ishte si rezultat i masave urgjente të liderëve në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Me Gjykatë Kushtetuese funksionale, Shqipëria plotëson një prej dy kushteve për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Ky është një hap i madh përpara. Urime popullit shqiptar. Le të vazhdojmë të ecim përpara”, përfundon ambasadorja amerikane.

© Argumentum