Zgjerimi i Greqisë me 12 milje, Rama hap dokumentat e vjetra: "Në vitin 1990 Shqipëria bëri fiks këtë që bëri Greqia sot dhe është në fuqi sot e gjithë ditën në regjistrin e OKB!

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pasi Greqia miratoi dekretin për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon, nga pjesa veriore e ishujve deri në kepin Tainaro.

Me një shënim në “Twitter”, Kryeministri Rama  thotë se për të zgjidhur mosmarrëveshjet mbi kufirin detar, Shqipëria dhe Greqia janë pajtuar për t’iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare, dhe se shtrirja e shtetit helen me 12 milje nuk cenon territorin ujor shqiptar.

“Pas rrëzimit të marrëveshjes famëkeqe të 2009 dhe mosmarrëveshjes që pasoi, ne kemi arritur më në fund dakordësinë me palën greke që delimitimin e kufirit tonë detar ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare! Shtrirja 12 milje e Greqisë në Jon s'ka lidhje me zonën joniane mes nesh”, thekson Rama.

"E drejta e 12 miljeve ushtrohet aty ku është e mundur dhe jo aty ku s'ka mundësi, siç është rasti në zonën mes nesh ku vija ndarëse do të vendoset me gjyq! Greqia e ka ushtruar këtë të drejtë së fundmi, fiks siç e ka ushtruar Shqipëria qysh në vitin 1990! Të tjerat janë dokrra”, shkruan Rama.

"Jetojmë në shekullin XXI dhe në mes të Europës,ku nuk mund të "shiten" e "blihen" dot dete e territore as fshehurazi, as haptazi nga asnjë autoritet i veçantë! Këto mund të ndodhin vetëm në batakun e ligësisë e të injorancës, ku llumi i shqiptarisë gjen shesh për përsheshin e tij”, tha ai.

Ja edhe dokumentat e vitit 1990 kur Shqipëria bëri fiks këtë që bëri Greqia sot dhe që është në fuqi sot e gjithë ditën në regjistrin e OKB! As pala greke s'kishte çfarë kontestonte atëherë, as ne s'kemi çfarë kontestojmë sot tek vendimi i Greqisë! Lëreni llumin në batakun e vet!, vijon Kryeministri Rama

Image

Image

Image

© Argumentum.