100 milionë doza ‘Sputnik V’/ Rusia do të furnizojë Bashkimin Europian me vaksinën e saj anti-COVID

Rusia pritet të furnizojë Bashkimin Europian me 100 milionë doza vaksinë Sputnik V. Furnizimi do të bëhet tremujorin e dytë të 2021, sipas një postimi në Twitter nga Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF).

Kjo sasi do të jetë e mjaftueshme për të vaksinuar 50 milion njerëz. Në fillim të këtij muaji, vaksina ruse u autorizua nga Hungaria, që u bë shteti i parë anëtar i BE që miratoi Sputnik V.

Vendet evropiane janë përballur kohët e fundit me disa probleme me planet e tyre të vaksinimit që kur gjigandi farmaceutiko-suedez AstraZeneca deklaroi se do të shkurtojë dërgimet e vaksinës së saj në bllok deri në 60 përqind, ndërsa garanton dërgesat në Mbretërinë e Bashkuar.

© Argumentum