22 vite nga Masakra e Reçakut/ Liderit politikë të Kosovës bëjnë homazhe: ”Liria ka Emër”

Sot 22 vite më parë ndodhi ,masakra e Reçakut, ku forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, në Kosovë. Kjo masaker u cilësua si krim kundër njerëzimit duke ndryshuar historinë për Kosovën.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti të premten ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Reçak, në shënimin e përvjetorit të 22-të të masakrës së Reçakut.

Hoti pasi vuri kurora lulesh në nderim të gjithë viktimave tha se masakra e tmerrshme që ka ndodhur 22 vite më parë e sensibilizuar botën për gjendjen në Kosovë.

Ndërkohë ka theksuar se trupat e viktimave asnjëherë nuk do të prehen të qetë, derisa drejtësia nuk do të vihen në vend.

“Ngjarja që ka ndodhur këtu e ka sensibilizuar botën mbarë për gjendjen, terrorin, vrasjet që atë kohë ndodhin në Kosovë, me vite të tëra, por që kanë kulmuar me këtë ditë, por edhe me plotë masakra të tjera”, tha ai.

Ai tha se drejtësia nganjëherë mund të vonohet, por do të vendoset.

“Asnjëherë nuk do të prehen te qetë këtë trupa derisa ata që kanë kryer këto vepra të marrin dënimin e merituar. E kam parasysh që drejtësia nganjëherë vononë, por jam i bindur që do të vendoset”, tha Hoti për media.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj;

Hoxhaj ka thënë se janë këtu për të nderuar këtë ngjarje, ku u vranë e masakruan civilë të pafajshëm.

“Jemi këtu së bashku me kryetarin e Shtimes Naim Ismajli për të nderuar Reçakun për të nderuar ata të cilët ishin viktimë në këtë ngjarje tragjike. Dhe natyrisht që jemi këtu ku Kosova është e lirë pas 21 vjetësh e nderojmë këtë ngjarje, ne jemi pa kryetari Veseli pa presidentin Thaçi, pa Rexhep Selim, Jakup Krasniqi,  të cilët në mënyrë të padrejtë po përballen në gjykatë dhe jemi të sigurt se do të kthehen faqebardhë”.

“Ata nuk janë në gjykatë si emra të përveçëm po është kauza jonë për liri. Se ky shtet është ndërtuar nga qytetarë trima dhe punëtorë. Natyrisht që për neve si PDK-ja kjo është një ngjarje e rëndë dhe jam i sigurt që 5 nëntori e kanë cenuar dinjitetin  e shqiptarit”, tha Hoxhaj.

Ndërsa, Kryetari i Shtimes, Naim Ismajli, tha se  në këtë përvjetor  më së miri tregon Reçaku se ndaj kujt duhet të ngritën aktakuzat.

“Sot këtu jemi në përvjetorin e Reçakut. Sado vite që kalojnë kujtesa na kthehet në vitin 1999. Më së  miri tregon Reqaku se ndaj kujt duhet të ngritën aktakuzat. Sot në këtë përvjetor ku çlirimtarët dhe protagonistët e shtetit sot padrejtësisht mbahen në Hagë. Në mungesë të reflektimit të presidentes jemi detyruar që të shënojmë këtë ditë nën masa. Në këtë ditë shqiptarët është e pamundur ti ndalosh të vijnë të vizitojnë këtë vend. Liria ka emër dhe emri i lirisë është Reqaku”, tha ai.

Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj; 

Haradinaj ka thënë se është e vërtetë që liria ka emër.

“Është e vërtetë që liria ka emër, e ka Prekazin, Reçakun i ka varret edhe vuajtjet e dhimbjet e të gjithë atyre që më të dashurit i kanë në themel të lirisë. Lavdi e përjetshme”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Reçak - YouTube

Sot, 15 janar 2021, janë bërë 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.

Më 15 Janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj; 

Limaj tha se Reçaku është dëshmia e terrorit serb. Ai ka thënë se 15 janari i vitit 1999 është një kthesë e madhe. Ai shtoi se kjo ngjarje është fytyra e vërtetë e turpit të Serbisë.

“Si çdo vit në janar vijmë për të nderuar dhe përkujtuar shumë burra djem tri e gra të cilët janë dëshmia e terrorit serb i cili nuk kurseu askënd për të arritur objektivat e veta kriminale. Janari në Reqak është një kthesë e madhe. Këta burra që vijmë i nderojmë e ka objektivin për ti përkujtuar se lirinë të cilët e gëzojmë është shumë me gjak e sakrificë. Lavdi secilit dëshmor që ka dhënë jetën për Kosovën. Reqaku vazhdon të jetë fytyra e turpit të Serbisë, njolla e cila përcjellë në ballin e Serbisë dhe derisa në Beograd vazhdon të mohohet gjenocidi është sinjal i mjaftueshëm për botën për të treguar se në serbi ata të cilët kanë masakruar vazhdojnë ta drejtojnë vendin e tyre. Ftoj gjeneratën e re të mos harrojë atë që ka ndodhur në Reçak”, tha Limaj

 

 

/argumentum.al

© Argumentum