553 vite nga vdekja e Gjergj Kastriot Skënderbeut/ Meta: "Përgjithmonë ylli polar i kombit tonë”.

Presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh se “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të mbetet përgjithmonë ylli polar i kombit tonë”.
Në ditën e përkujtimit të 553-vjetori të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, Presidenti e cilësoi atë “simbolin më përbashkues, që diti të na unifikojë në një Besëlidhje të Madhe, kur qenia jonë ishte më e rrezikuar se kurrë, “shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë”.
“Përcaktuesi kryesor dhe pasaporta më dinjitoze e përkatësisë sonë europiane, Heroi ynë Kombëtar dhe i Europës së Bashkuar. Krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë”- shprehet Meta.