Ambasadori Dedaj thirret në Hagë, Jam i gatshëm të dëshmoj luftën e drejtë dhe çlirimtare të UÇK-së

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup Gjergj Dedaj është thirrur në Hagë nga Gjykata Speciale.

Lajmi është bërë i ditur nga Dedaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ku ambasadori ka njoftuar se qëllimi i kësaj thirrje ishte njohja e tij nga Gjykata për caktimin e prokurorit të rastit, por pa specifikuar se për çfarë rasti bëhet fjalë.

Prokurori i Gjykatës Speciale mësohet se e ka pyetur ambasadorin nëse ka marrë apo jo ndonjë kërcënim. Ndër të tjera Dedaj ka deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë për luftën epike të UÇK-së.