Ambasadorja Yuri Kim në KQZ: Personat akuzuar për korrupsion nga DASH të mos jenë pjesë e listave të kandidatëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Personat që janë akuzuar publikisht për korrupsion nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) të mos jenë pjesë e listave të kandidatëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Kjo ka qenë porosia e ambasadores amerikane Yuri Kim në takimin që zhvilloi këtë të premte me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi dhe zëvendëskomisioneren Lealba Pelinku.

"Kur edhe 100 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare më 25 Prill, Ambasadorja Kim u takua me Kryetarin e KQZ-së Celibashi & Zv.Kryetaren Pelinku për të shprehur mbështetjen për rolin e tyre kritik në sigurimin e zgjedhjeve të lira & të ndershme"

 

Duke kujtuar letrën e saj të 31 gushtit drejtuar kryetarëve të partive, ajo kujtoi KQZ-në për përgjegjësinë e saj për t’u siguruar që kandidatët të jenë në përputhje me ligjin shqiptar.