Basha kujton Ibrahim Rugovën: Yll polar për të ardhmen e Kosovës

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar ditën e sotme ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova në 15-vjetorin e vdekjes së tij. Në ‘Facebook’, Basha shkruan se Rugova është shqiptari që ka udhëhequr lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne e se ende vijon të mbetet shembull i europianizimit dhe i Europës moderne.

Postimi i plotë:

‘Ibrahim Rugova, shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne vijon të mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne. Projekti i tij i qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara dhe anëtare e Bashkimi Europian duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës. Si një shenjë maturimi dhe përmbushje asaj për të cilën lideri historik i Kosovës punoi dhe u përpoq çdo ditë.’