COVID-19/ Infektimet e reja me COVID-19 arrijnë shifër rekord,

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3605 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 879 qytetarë.

Kjo shifër është e njëjtë me numrin më të lartë që ka pasur që prej nisjes së pandemisë, ku më 12 dhjetor ku nga kryerja e 2 734 testimeve rezultuan të prekur 879 persona.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 284 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Nga ana tjetër në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 44,880 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

142 raste në Tiranë, 66 raste në Elbasan, 56 raste në Durrës, 45 raste në Lushnje, 43 raste në Kavajë, 37 raste në Krujë, 36 raste në Berat, 34 raste në Kurbin, 29 raste në Shkodër, 27 raste në Sarandë, 26 raste në Vlorë, Fier, 22 raste në Kuçovë, 18 raste në Kukës, Librazhd, Kamëz, Mat, 17 raste në Dibër, 16 raste në Lezhë, 15 raste në Ura Vajgurore, 11 raste në Mallakastër, Përrenjas, Gramsh, Skrapar, 10 raste në Gjirokastër, Belsh, Tepelenë, 8 raste në Shijak, 7 raste në Patos, 6 raste në Mirditë, Delvinë, Vau i Dejës, 5 raste në Pogradec, Divjakë, Roskovec, Himarë, Vorë, Poliçan, 4 raste në Korçë, Tropojë, Peqin, 3 raste në Rrogozhinë, Kolonjë, 2 raste në Pukë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Maliq, Cërrik, Has, 1 rast në Devoll, Këlcyrë, Konispol.

COVID-19 – Statistika (26 Janar 2021)

Testime totale            340,321

Raste pozitive             73,691

Raste të shëruara        44,880

Raste Aktive                27,479

Humbje jete                 1332

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              16040

Fier                  2072

Durrës             1499

Shkodër           1369

Elbasan           1226

Vlorë               1090

Lezhë              990

Korçë              899

Berat               890

Gjirokastër      532

Dibër               452

Kukës              420