Fillon zyrtarisht vaksinimi i COVID në Shqipëri/ Shefja e Infektivit dhe kryeministri Rama vaksinohen të parët

Shqipëria ka filluar zyrtarisht fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit të ri (COVID-19), me dozat e siguruara nga “Pfizer”.

Fushata e vaksinimit po realizohet fillimisht në Stadiumin "Air Albania" në Tiranë, ndërkohë më pas do të vazhdojë edhe në qytetë tjera të vendit.

E para vaksinën e ka marrë shefja e Shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Najada Çomo dhe pas saj i dyti kryeministri Rama.

Ka përfunduar gjithashtu vaksinimi për mjekët Tritan Kalo dhe Pëllumb Pipero.

Rama deklaroi më herët se do ta bënte sot vaksinën anticovid, jashtë radhe, në shenjë sensibilizuese për të gjithë skeptikët.