Fshirja e adresave të shqiptarëve, Viola von Cramon: Problem i madh që duhet të adresohet urgjentisht në Beograd

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar për çështjen e pezullimit të adresave të shqiptarëve që banojnë në Luginën e Preshevës.

Von Cramon ka replikuar në postimin e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi i cili ka shkruar se pezullimi i adresave të shqiptarëve në Serbi është sistematike.

Ky është një problem i madh dhe duhet të adresohet urgjentisht në Beograd nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, Emisari Special Miroslav Lajçak dhe Komisioneri Oliver Varhelyi,” – shkroi ka shkruar Viola Von Cramon.