Inagurimi i Biden/ Në mungesë të njerëzve vendosen 200 mijë flamuj

Ceremonia e Betimit të Joe Biden si Presidenti i Shteteve te Bashkuar të Amerikës do të jetë një ceremoni e ndryshme nga ato që jemi mësuar të shohim më parë. Vetëm 1000 të ftuar dhe masa sigurie të nivelit më të lartë, si pasojë e pandemisë Covid-19 dhe sulmeve të 6 janarit në Capitol Hill

Ndërkohë Uashingtoni gjendet në një izolim virtual teksa përgatitjet janë drejt fundit. Në sheshin qendror të Uashington DC, aty ku normalisht qëndrojnë vizitorët, do të vendosen 200 mijë flamuj, të cilët përfaqësojnë mijëra amerikanët që humbën jetën nga virusi Covid-19.

200 efektivë policie nga Departamenti i Policisë së Nju Jork-ut do të ndihmojnë për të garantuar sigurinë në Capitol. Autoritetet janë të vendosura që të evitojnë një përsëritje të dhunës së 6 janarit.