KEQQEVERISJA si konçensionare e buzëqeshjes së shqiptarëve dhe vaksina me tollon”

Nga Ardit Gjinali

Nuk është periudha kohore e ngricave të imponuara nga  kushtet e vështira metereologjike; është buzëqeshja e ngrirë në buzën e secilit shqiptar që ka harruar të tillën; trishtimi, fytyra e zymtë, ofshama njerëzore, balli i rrudhur , syri në lot janë bashkëshoqëruesit e ditës së pambarimtë të qytetarit halleshumë;- të tillit që keqqeverisja i ka rrëmbyer  jo vetëm vitet duke u rrekur ti  mjegullojë  shpresën, por dhe buzëqeshjen. Konçensioni më i dhimbshëm dhe jo njerëzor nën hyqmin e keqqeverisjes është i tilli i buzëqeshjes; tashmë...keqqeverisja nuk kontrollon vetëm  secilën kërkesë dhe nevojë të qytetarit përmes portalit të ëndrrave “E-Albania”, por gjithashtu  përcakton kohën , vendin dhe shkakun e buzëqeshjes...pa më të voglin dyshim që e vetmja fuqi njerëzore që mund ti sjellë  buzëqeshjen  Shqiptarit halleshumë mbetet  i vetmi individ politik...KryeKreu.

Buzëqeshja e hipokrizisë qeveritare prezantoi nismën “Shqipëria buzëqesh” si një vazhdimësi e serisë së parë të filmit qeverisës të titulluar “Propagandë në kohën e kolerës”; e para seri u transmetua më 1 Janar, në hyrje të Vitit të Ri duke treguar nxitimthi që shumëçka do të jetë njëjtë me vitin e ashtuquajtur të vjetër...avazet janë të vështira të ndryshojnë, kur mbi të tillët është bazuar  ndërtimi  i një aparati famëkeq të propagandës qeverisëse. Vitet e kësaj qeverisjeje mbeten si shembulli i zi që dëshmon tentativën e palodhur mbi instalimin e errësirës shoqërore; e tilla që errëson buzëqeshjen në kufijtë e padukshmërisë; errësira dëshmon  të vërtetën e dramës Shqiptare në kufijtë e tragjikes që nuk mbulohet dot nga buzëqeshja e gënjeshtërt në versionin 3-D.

“Shqipëria buzëqesh” nuk mund të mbulojë pamundësinë e qytetarit të varfër dhe të pamundur,  i tilli që pavarësisht përkatësisë politike ka harruar jo thjeshtë buzëqeshjen; i tilli nuk kujton arsyen për të jetuar dinjitetshëm sepse saga e së përditshmes i rrëmben kohën si era e veriut për të menduar për të tjera veçmas mbijetesës ekonomike dhe ekzistencës njerëzore, gjithashtu. “Shqipëria buzëqesh” është etiketa e rradhës për të kaluar rradhën nga arradha e enturazhit qeverisës që vijon prezatimin e secilit hap të rrugëtimit të gënjeshtrës qeverisëse për qytetarin; ai qytetari i braktisur në fatin e tij kur përgjegjësitë thërrasin qeverinë për ti qëndruar pranë dhe i përdorur si aktor i rradhës për të formësuar serinë e rradhës të filmit propagandistik keqqeverisës.

Tollon- vaksina është vazhdimësia e logjikës së testimeve të munguara në numrat që duheshin; e njëjta është tallja e rradhës me qytetarin që i rrezikohet jeta në secilën ditë dhe mbetet i detyruar të vështrojë paradën mbi sigurimin falas të disa dozave; pjesa tjetër do të sigurohet në bazë të të konsideruarit të Shqipërisë si një vend i botës së tretë. Shqiptarët janë ndjerë të braktisur në secilin sektor të së përditshmes;- ata..qytetarët nuk janë harruar nëse pagesa e detyrimeve ndaj shtetit i thërriste në apel...ky mbetet momenti që keqqeverisja kujton ekzistencën e tyre.

Koha për të marrë në dorë fatet tona përmes ndryshimit të së tashmes dhe ndërtimit të një ardhmeje të qëndrueshme është tani;rruga e drejtë për të marrë në dorë fatet tona është ushtrimi i të drejtës së votës; pjesëmarrja masive dhe angazhimi i thelluar për të realizuar një bashkim të madh që  do të mundësonte një Shqipëri normale, qeveri normale dhe Kryemnistër normal; një Shqipëri të ditëve më të mira. Koha për të realizuar një ndryshim të madh dhe për të mbrujtur një shpresë të re është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë...

/argumentum.al