Këshilli Kombëtar i Integrimit/ Kryenegociatori Mazi: “Topi” është në fushën e Shqipërisë, duhet konsensus mes palëve politike

Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian me temë: “Zbatimi i Planit të Veprimit për hapjen e negociatave të miratuar në Kuvend me rezolutën e dt. 24.09.2020 mbi “Hapjen e Negociatave të Anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe Miratimin e Planit të Masave për Përmbushjen e Përparësive të Përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian”.

Kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Europian, Zef Mazi deklaroi në mbledhjen e Këshilli Kombëtar të Integrimit Europian se synimi i Shqipërisë është që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të mbahet në qershor të vitit 2021.

“Së shpejti pritet të bëhet një vlerësim tjetër, duhet të jemi plotësisht të përgatitur. Synimi është që të mbahet në qershor 2021, dhe presidenca portugeze e ka në prioritet”, u shpreh ai.

Zoti Mazi theksoi se është e rëndësishme që Shqipëria të ndjekë rekomandimet për hapjen e negociatave.

“Negociatat do të vijojnë me kuadrin e ri negociues, e rëndësishme që të ndiqen rekomandimet. Topi mbetet në portën tonë, kjo duhet të thotë që ne duhet të vijojmë me të gjitha përpjekjet”, tha ai.

“Për integrimin në BE, topi është në fushën tonë”, thotë Kryenegociatori i Shqipërisë me BE-së, duke vënë theksin te një konsensus dhe komunikim mes palëve politike në Shqipëri.

“Edhe presidenca portugeze e ka në prioritet brenda këtij siemtri, kjo kohë kërkon angazhim të plotë. Ne jemi të vetëdijshëm se negociata do të zhvillohen me metodologjinë e re, do jetë më rigoroze. Sipas metodologjisë së re, nëse nuk do të ketë progres do të ketë regres.

Të vazhdohet sjellja europianë ne politikën e jashtme, objektivi ynë është që të bëjmë progres pa u ndal, kjo nënkupton konsensus dhe komunikim në politikën e brendshme.

Në BE nuk integrohen partitë politike, unë besoj që duhet të flasim në një zë, me vepra po integrimit në BE. Rezultatet dhe rritjet tona, janë domethënëse, topi mbetet në portën tonë për sa kohë nuk është më në fushën e BE. Duhet të vijojmë përpjekjet në të gjitha forcat që të zbatojmë vendimin e tij të marsit 2020 me miratimin e kornizës negociuese dhe miratimin e datës së konferencës së parë qeveritare. Unë shpresoj se në paraqitjen e herës tjetër besoj se do të kem mundësinë që të jap lajme të mira”, tha Mazi.