Kryeministri Rama pritet me nderime të mëdha në Turqi: Kapitull i ri bashkëpunimi mes dy qeverive

Kryeministri Edi Rama u prit sot me ceremoni zyrtare në Ankara, Turqi, nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Pas ekzekutimit të Himnit të Shqipërisë dhe Turqisë Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan përshëndetën anëtarët e kabinetit qeveritar të dy vendeve.

Më pas Rama dhe Erdogan vijuan takimin e tyre në ambientet e Presidencës turke.

Kryeministri Edi Rama mbërriti paraditen e sotme në Ankara, Turqi, me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Kjo vizitë, sipas Kryeministrit Rama, hap një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive. Gjatë kësaj vizite do nënshkruhen një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit  strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Gjatë qëndrimit në Ankara, Kryeministri Rama do të nënshkruajë një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit strategjik me Turqinë.

“Në vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit Erdogan, për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit tonë strategjik”, – theksoi Rama.

 

Ja kush e shoqëron Ramën në Turqi

Në vizitën që Kryeministri Edi Rama po zhvillon në Turqi shoqërohet nga një delegacion i përbërë nga disa ministra, por edhe drejtues institucionesh.

Ministrat e pranishëm në Ankara në vizitën dyditore janë ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku; Ministrja e Arsimit, Evis Kushi; Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu; Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Me Ramën ka udhëtuar edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli. Gjithashtu, aty ndodhet edhe Drejtori i Komunikimit të kryeministrit, Endri Fuga.

Ministra dhe drejtorë, ja kush e shoqëron Ramën në Turqi