Ku do të fokusohet presidenca portugeze e BE?

Kryeministri portugez, António Costa dëshiron të fillojë sa më shpejt livrimi i fondeve kundër Coronës. Edhe tema të tjera të lëna në hije nga Brexiti dhe Corona do të kthehen në agjendën e presidencës portugeze të BE.

Pak para Krishtlindjeve kryeministri portugez, António Costa, dhe ministri i Jashtëm i Portugalisë, Augusto Santos Silva, duhet të kenë marrë frymë të lehtësuar: Para fillimit të presidencës së BE në janar, u kaluan në Bruksel si buxheti i BE edhe marrëveshja e Brexit. Kështu shteti i vogël në cepin më perëndimor të Europës, do të mund të përqëndrohet në vitin e ardhshëm tek ajo që ishte në plan: Përgatitja e Europës për të përballuar më mirë krizat, dhe bërjen e Europës më të gjelbër, më digjitale dhe sociale. Krahas kësaj kërkohet të forcohet roli i BE në arenën politike botërore.

Symbolbild Portugal EU-RatspräsidentschaftKryeministri portugez António Costa

"Ne shpresojmë që të fillojmë shpejt si me aktivizimin e buxhetit të ri ashtu edhe me ndihmat në pandeminë e Coronës”, u shpreh ministri i Jashtëm Santos Silva. Jo pa interes vetjak. Portugalia ka nevojë urgjente për pjesën e saj në paketën 750 miliardëshe të ndihmës ashtu si edhe vende të tjera. Rreth 26 miliardë për kufizimin e dëmeve të pandemisë dhe rimëkëmbjen e ekonomisë do duhet të shkojnë në Portugali.

Zbutja e dëmeve të Coronës - gjetja e kompromiseve

Fonde, që qeveria socialiste e pakicës në Portugali i ka shumë të nevojshme për të vazhduar kursin socialdemokrat të përmirësimeve sociale. Në Portugali pandemia e Coronës ka shkaktuar një papunësi rreth 9%, borxhet shtetërore janë rritur në 131% të prodhimit të brendshëm bruto, turizmi është bllokuar, një degë e rëndësishme e ekonomisë me vetëm 14% të PBB vitin 2019.

Gipfel der EU-Staats- und Regierungschefs in Brüssel Brexit

Për Portugalinë është e rëndësishme të krijojë një imazh pozitiv gjatë presidencës së saj. "Si të gjitha vendet e vogla të BE, edhe Portugalia do ta përdorë gjashtëmujorin e presidencës të paraqitet sa më mirë dhe të tërheqë vëmendjen për vendin”, shprehet politologia Mónica Dias nga Universiteti Katolik në Lisbonë. Shanset për këtë nuk janë aq keq, në fund të fundit vendeve të vogla të BE u duhet ta kompensojnë peshën e vogël politike me shumë diplomaci në bisedime.

Sipas Dias, përshtatur me traditën politike portugeze të kërkimit e gjetjes të kompromiseve, kjo mund të kthehet në avantazh për një pikërëndesë tjetër të presidencës së vendit. Thellimin e Europës sociale dhe solidare. "Pa një Europë më sociale, nuk do të jetë e mundur një Europë më ekologjike dhe të ecet përpara me digjitalizimin", thekson Mónica Dias

Plane për zgjerimin e marrëdhënieve me Indinë

Këtu duhet përmendur edhe një highlight tjetër në politikën e jashtme, të planifikuar gjatë presidencës portugeze - një samit me Indinë. "Për të krijuar një balancim gjeopolitik është e rëndësishme që të zgjerojmë lidhjet politike dhe ekonomike me Indinë”, shprehet ministri i Jashtëm portugez, Augusto Santos Silva.

Augusto Santos SilvaAugusto Santos Silva

"Ne nuk duhet të lemë jashtë vëmendjes demokracinë më të madhe të botes”, sipas Silvas. Kjo ka rëndësi në mënyrë që BE të krijojë tregje të reja, thekson edhe politologia Mónica Dias. Nëse samiti i planifikuar më 8 maj në Lisbonë do të jetë një takim virtual apo me prezencë nuk dihet ende për shkak të pandemisë.

E sigurtë është që Portugalia ka shanse të mira për një samit të suksesshëm: ky vend ka qenë deri në vitet 60-të fuqi koloniale në shtetin federal të Indisë, Goa. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera, kryeministrit portugez, Costa, familja e të cilit vjen nga Goa, i është dhënë edhe nënshtetësia e nderit të Indisë.