Kuvendi seance të jashtëzakonshme për shkarkimin dhe emërimin e ministres së Jashtme dhe ministrit të Mbrojtjes,

Kuvendi votoi në seancën e jashtëzakonshme të pasdites së sotme dy ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.

Olta Xhaçka e cila mbante postin e ministres së Mbrojtjes u votua me 94 vota pro në detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme.

Niko Peleshi, i cili mbante postin e kreut të Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese u emërua me 94 vota pro ministër i Mbrojtjes.

Kuvendi po ashtu shkarkoi me 95 vota pro nga detyra e ministrit të Jashtëm, kryeministrin  Edi Rama, si dhe po me 95 vota Olta Xhaçkën nga posti i ministres së Mbrojtjes.

Ndryshimet në qeveri erdhën pasi Gent Cakaj, i cili mbante postin e ministrit të Jashtëm në detyrë dha dorëheqjen.

Seanca e parë e vitit 2021 e Parlamentit ishte parashikuar të mbahej më 18 janar