Live/ Inaugurimi i presidentit të 46-të amerikan, Joe Biden

Ceremonia e inaugurimit të Presidentit të 46-të Shteteve të Bashkuara do të nisë rreth orës 17:15, ndërsa Joe Biden do të marrë zyrtarisht detyrën në orën 18:00.

Betohet zv-Presidentja Kamala Harris 

Ish-senatorja e Kalifornisë bëhet gruaja e parë dhe personi i parë me ngjyrë që mban këtë post

CNN

Uashington, SHBA

Joe Biden mori pjesë të mërkurën paradite në shërbesa fetare në Katedralen e Shën Mateos në Uashington, pak orë para ceremonisë së inaugurimit. Demokratët Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer, si dhe republikanët Mitch McConnell dhe Kevin McCarthy shoqëruan presidentin e zgjedhur në meshë.

Në kohën kur filloi shërbesa fetare, presidenti në largim, Donald Trump, ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë dhe po udhëtonte drejt Floridës. Donald Trump është udhëheqësi i parë amerikan në më shumë se 150 vjet që nuk merr pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij.

©  Argumentum.