LIVE/ Kryeministri Rama flet pas përmbytjeve: “Situata ka qenë kritike nga liqeni i Shkodrës deri në Vjosë”

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë për shtyp së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ministren e Bujqësisë Milva Ekonomi për situatën e përmbytjeve në vend.

Në konferencë Rama tha se "të shqetësuar nga parashikimet e motit nga Instituti i Gjeoshkencave situata e përmbytjeve u menaxhua mirë".

Kreu i qeverisë theksoi se situata ishte kritike nga liqeni i Shkodrës deri në Vjosë.

“Situata ka qenë kritikë nga liqeni i Shkodrës deri poshtë në Vjosë”, tha ai.