Ne duhet ta shfrytëzojmë 27 janarin si një rast për të tërhequr vëmendjen rreth rëndësisë së përkujtimit të viktimave të Holokaustit.
Kështu pohoi zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit për Viktimat e Holokaustit, raporton rtcg.me.
Politikani shqiptar shprehet se “ne duhet të punojmë sistematikisht në edukimin e të rinjve në mënyrë që antisemitizmi, ksenofobia dhe të gjitha format e ekstremizmit të refuzohen nga shoqëria moderne”.
“Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme, veçanërisht për të rinjtë, të zhvillojnë të menduarit kritik, ndërsa promovojnë vlerat demokratike, të drejtat dhe liritë e njeriut”, përfundoi Abazoviq.
Iskoristimo 27. januar kao povod da skrenemo pažnju na važnost sjećanja na žrtve Holokausta.
Sistemski moramo raditi na edukaciji mladih ljudi kako bi antisemitizam, ksenofobija i svaki vid ekstremizma bili odbačeni od savremenog društva. pic.twitter.com/ZFF0BI8ozQ
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) January 27, 2021
Holokausti, i njohur gjithashtu si Shoah, ishte gjenocidi i Luftës së Dytë Botërore ndaj hebrenjve evropianë. Midis 1941 dhe 1945, në të gjithë Evropën e pushtuar nga Gjermania Naziste dhe bashkëpunëtorët e saj vranë sistematikisht rreth gjashtë milionë hebrenj, rreth dy të tretat e popullsisë hebraike të Evropës.