Maqedoni e Veriut/ Pendarovski dekretoi Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, pas konsultave me ekspert juridik, sot e ka dekretuar Ligjin për regjistrimin e Popullsisë.

Pendarovski pret që procesi i zbatimit të regjistrimit të mos politizohet, ndërsa të dhënat që do të dalin nga ky regjistrim të shërbejnë për zhvillimin e përgjithshëm të vendit.

Nga kabineti i presidentit dje njoftua. Se ai po konsultohet me ekspertë juridikë për Ligjin e Regjistrimit të Popullsisë.

“Presidenti Pendarovski bën konsultime me ekspertë juridik për Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë dhe gjatë ditëve të ardhshme do ta bëjë të ditur qëndrimin e tij”, thanë nga kabineti i presidentit.

Për këtë çështje, u prononcua edhe ambasadorja amerikane Kate Byrnes. Ajo shprehet e kënaqur për miratimin e Ligjit në Kuvend.

“Ky është një hap i rëndësishëm. Maqedonia e Veriut nuk ka pasur koncensus pothuajse për 20 vjet dhe kjo është reflektuar në procesin e hartimit të politikave, sepse të dhënat e sakta mbi popullatën janë pjesë e rëndësishme për planifikimin e të ardhmes”, tha Byrnes.

Partitë në pushtet dhe opozita shqiptare i dha dritë jeshile ligjit, ndërsa për VMRO-n ky regjistrim është i dështuar dhe i falsifikuar.

Regjistrimi i popullsisë është planifikuar për muajin prill.